Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ishte kryefjala e edicionit të parë të “Big Brother Vip”. Edhe pas mbarimit të BBV, ajo u përfol gjatë për lidhjen me ish-finalistin Donald Veshaj.
Por, së fundmi artistes i ka ndodhur një incident i vogël. Këngëtarja ka postuar një foto duke treguar se i është derdhur lëng portokalli në pantallona.
Beatrix tregon se të gjithë e kanë parë këtë moment teksa shton se ka kapur syri keq.
“Nuk di a të qaj apo të qesh se shumë funny ishte si skenë. U lava n’portokall. Po! Të gjithë ishin aty hahaha. Plast syni keq”, shkruan ajo.
Kuptohet që Trixa është ndjerë në siklet nga kjo situatë.