Reperi i njohur Getinjo, është një nga artistët më të përfolur ditët e fundit, si për postimet e tij në rrjetet sociale ashtu edhe për lidhjen e ish-konkurrenten e BBV Kosova, Vivien Thano.
Të gjithëve na ka ndodhur të kemi kaluar një kohë të vështirë për shkak të situatave dhe rrethanave të ndryshme dhe për të ngushëlluar dhe sjellë në qejf veten kemi qëndruar 1 ditë në shtëpi pa bërë asgjë, kemi kaluar kohë në një vend të bukur ose thjesht nuk jemi kursyer duke i bërë një dhuratë vetes.
Por këto alternativa janë klishe për reperin nga Ferizaj, i cili është shprehur më herët se po kalon një fazë depresioni, e për të ngushëlluar veten u ka treguar ndjekësve se ka blerë një makinë të re.
Në një postim në Instagram ai ka prezantuar makinën e tij më të re të tipit Mercedes, Brabus 500.
Një makinë luksoze vlera e të cilës kap shifrën e mbi 100 mijë eurove. “Mirë se erdhe llokum”, ka shkruar ai krahas postimit.
Kujtojmë se Getinjo disa ditë më parë rrëfeu përmes një statusi në rrjete sociale, ngarkesën që po përjeton dhe nevojën për t’u shkëputur nga shumë gjëra.
Edhe Vivien po ashtu reagoi në Instastory duke kërkuar mirëkuptim nga ndjekësit. Kjo u mor si një krizë mes tyre por mesa duket nuk qenka kështu.