Ky është Adil Tefa, shqiptari që ishte në “Mercedes-Benz” dhe hapi zjarr ndaj motorit mbrëmjen e kaluar në Athinë, duke vrarë një shqiptar tjetër. Mësohet se ai ishte babai i një vajze 25 vjeçe dhe pronar i një biznesi në zonë, një servish makinash.
Shqiptari hapi zjarr i pari pas një konflikti që sipas mediave greke nisi si sqarim. Më pas babai i shqiptarit që ishte në motor qëlloi mbi të duke e plagosur.
Ndërkohë që ai përpiqej të arratisej, plagosi dy policë që i dolën përpara.