I gjithë ishulli i Mykonos-it në Greqi u mahnit nga jahti ngjyrë floriri që mbërriti së fundmi në brigjet e tij. Nuk dihet se kush e drejton jahtin “Khalilah”, që u bë objekt diskutimi, por dihet se pronari i jahtit luksoz, që e ka nxjerrë atë në shitje për 28.5 milion euro.
Por derisa ta shesë, ai e jep me qira me një kosto prej 255,000 deri në 265,000 euro në javë, në varësi të sezonit.
“Khalilah” është në pronësi të manjatit rus, Alexei Golubovich. Emri i tij mund të mos thotë shumë për ne, por në Rusi dhe Londër, ku ai jeton, ai ka reputacionin e “mbretit të naftës”, pasi ishte CEO dhe aksioner i kompanisë së naftës “Yukos”, kompania më e madhe e naftës në Rusi, deri në vitin 2004, kur u ble nga “Gazprom”.
Alexei Golubovic ishte zhdukur nga “Yukos” në fillim të vitit 2001 për shkak se, sipas raporteve, ka tentuar vrasjen e gruas, atëherë Olga Mirimskagia, e cila ishte shefe e divizionit “Yukos”.
Rusi, i cili sipas listës së “Forbes” ka një pasuri prej mbi 400 milionë USD $ ishte gjithashtu i përfshirë në një skandal mashtrimi tatimor. Ai akuzohet nga Rusia për fitimin e më shumë se 280 milionë dollarëve jashtë vendit përmes “Yukos”.
Rusia lëshoi një urdhër arresti dhe Gulboviç ishte në kërkim nga 2004-a deri në 2006-ën kur u arrestua në Itali.
Ai më pas kishte lundruar me jahtin “Khalilah” për në portin e qytetit italian të Viareggio. Menjëherë pasi Gulboviç u arrestua në Itali, Prokuroria e Përgjithshme Ruse njoftoi ekstradimin e të dyshuarit në Rusi, por me një vendim të gjykatës lokale, Golbovic u la i lirë me disa kushte kufizuese.
Në vitin 2007, biznesmeni rus ra dakord me Prokurorinë Ruse për të ndihmuar me informacion mbi çështjen e mashtrimit tatimor duke u kthyer në Rusi.
/Priza.al/