FOTO/ Janë edhe më besnikë se njerëzit… ja shtatë speciet e kafshëve që nuk e tradhtojnë asnjëherë partnerin në çiftim  

Të gjesh personin e veçantë në jetën tënde është diçka e mrekullueshme, por kur është fjala për kafshët kjo kthehet në diçka shumë të rrallë.

Llogaritet se 90% e specieve të zogjve kanë vetëm një partner për të gjithë jetën, por kjo nuk mund të thuhet edhe për kafshët.

Në botën e gjitarëve llogaritet se vetëm 3% deri në 5% e specieve (pa përfshirë njeriun) krijojnë lidhje monogame, por dhe në këtë rast çështja është e komplikuar.

Lidhja e përjetshme me një partner është e rrallë, por përsëri mund të gjendet në botën e kafshëve, që prej atyre kanine si ujqërit, deri te speciet e krimbave, që e ngrenë në një tjetër nivel këtë lloj partneriteti.

Në galerinë e mëposhtme gjejmë shtatë nga kafshët që krijojnë lidhje “afatgjata” në kuptimin e plotë të fjalës…

Ujqërit, çifti i pushtetit

Në tufat e ujqërve gri, është zakonisht vetëm mashkulli dhe femra Alfa që lejohen të pjellin. Dyshja janë çift për tërë jetën dhe qëndrojnë kështu që të përforcojnë rolin e tyre si udhëheqës të tufës. Ata lindin çdo vit këlyshët e tyre dhe sigurojnë stabilitet për pjesën tjetër të ujqërve.

Lundërzat, kujdesje të përbashkëta

Për lundërzat euroaziatike, monogamia është më shumë leverdi sesa romancë. Ndryshe nga homologet e tyre amerikano-veriore të cilat çiftohen edhe me partnerë të tjerë, ato euroaziatike lidhen njëherë e përgjithmonë, si një mënyrë për të rritur shanset e tyre te mbijetesës.

Çiftet e gibonëve, qëndrojnë bashkë e këndojnë bashkë

Shumë çifte njerëzore mund të kenë këngën e tyre, të njohur në një moment të rëndësishëm të lidhjes, por për majmunët gibonë (Hilobatidae) kënga është në fakt ajo që i tërhoqi ata për t’u bashkuar që në momentin e parë. Çiftet e gibonëve performojnë ‘duete’, një seri klithmash vokale që kombinon thirrjet e çiftimit dhe me tej te lidhjes se tyre, çka bëhet pjesë thelbësore e marrëdhënies së tyre afatgjate.

Minjtë e Kalifornisë, i rezistojnë tundimeve

Minjtë e Kalifornisë (Peromyscus californicus) formojnë çifte të përjetshme, por jo gjithçka shkon vaj për ta. Edhe në kushte laboratorike ato mbeteshin besnikë ndaj partnerit të tyre kur vendoseshin në kafaz me një tjetër mi, por pas ribashkimit me partnerin një sherr i ashpër klithmash niste mes tyre, deri në rigjetjen e ekuilibrit të marrëdhënies.

Hardhucat kurriz-shkëlqyer

Monogamia afatgjatë është e rrallë te zvarranikët e vegjël, por te kurriz-shkëlqyerat (të njohura gjithashtu si ‘hardhucat e përgjumura të Australisë’) ka një përjashtim. Megjithëse ato jetojnë kryesisht të vetmuara, hardhucat e ngadalta kthehen te i njëjti partner vit pas viti në sezonin e çiftimit.

Krimbi Diplozoon Paradoxum

Edhe ku krimb parazitar që jeton në velëzat e peshqve ciprinid ose krapit, mund të çiftohet vetëm me një individ, përndryshe nuk arrin të mbijetojë.

Shkabat e zeza

Ndryshe nga gjitarët, të zogjtë monogamia është diçka natyrale. Kështu dhe shkabat e zeza (Coragyps atratus), nisin ritualin e joshjes kur mashkulli zbulon femrën e dëshiruar, për të cilët kryen vallëzimin në ajër për të shprehur interesin. Pas lëshimit të vezëve çifti i shkabave kujdeset të dy për ngrohjen e tyre, me turne 24-orëshe, dhe më pas në ushqimin e të vegjëlve.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *