Suksesin e saj falë një zëri brilant të zbuluar në spektaklet e talenteve nuk e minimizoi aspak fakti që ishte disa kilogramë mbi peshë. Përkundrazi, me një sens autoironie dhe shumë simpatike si tip, edhe në komunikim Marsela Çibukaj i bëri të gjithë për vete.
Tashmë ajo ka arritur një ekuilibër, një peshë ideale, që i përshtatet fizikut dhe fiziologjisë që ka.
Ka humbur plot 40 kilogramë dhe në intervista, këngëtarja ka treguar se tashmë ndiehet shumë mirë në peshën që ka, jo vetëm për anën estetike, por edhe për lirshmërinë me të cilën përballon angazhimet e ditës dhe karrierën e saj.
Rreth 5 vite më parë paparazzi ynë e fotografoi në plazhin e Dhërmiut, kohë kur Marsela nuk kishte vendosur akoma të hiqte kilet e tepërta.
Në vigjilje të 50 viteve jetë (pas një viti, më saktë), Valbona Selimllari është rasti më spektakolar i rinisë së përjetshme dhe kur mosha është thjesht një numër, i cili nuk tregon asgjë.
Sot nënë e tre fëmijëve, ish-missi i parë shqiptar ka bërë karrierë televizive sporadike, pasi ka preferuar të mos ketë angazhime të plota në televizion.
Koha tjetër kanë qenë punë të tjera në administratë dhe përkushtim ndaj familjes. Në këto foto është rreth 6 vite më parë në Dhërmi, bashkë me familjen e saj. Si gjithmonë, në superformë, Valbona nuk zhgënjen asnjëherë me linjat e saj si një vajzë e re.
Alketa Vejsiu gjithashtu është fotografuar nga paparazzi ynë rreth 6 vite më parë në plazhin e Dhërmiut. Ajo po argëtohej me fëmijët e saj, asokohe mjaft të vegjël. Si gjithmonë, Alekta ka qenë në formë shumë të mirë fizike.
Ndonjë kile e tepërt në pjesën e barkut, asokohe ishte mëse e natyrshme, meqë kishte shumë pak vite që kishte sjellë në jetë fëmijët e saj.
Tashmë Alketa, siç ka treguar edhe vetë në rrjete sociale, i është përkushtuar seriozisht formës fizike, madje ka edhe palestër në shtëpi.
Për të treguar punën që ka bërë me trupin, këtë verë Alekta ka publikuar vetë një foto në rroba banjoje, ku shihen mjaft qartë linjat e formësuara, trupi plot me muskuj të definuar mirë dhe fundshpina sidomos, shumë seksi.
Të tria vajzat që komentuam në këtë shkrim janë shembulli i vullnetit për të mbajtuar veten, për ta respektuar veten me përkujdesjen e duhur dhe për të mos u dorëzuar deri në përmbushjen e objektivave dhe rasti më ekselent është ai i këngëtares së talentuar, Marsela Çibukaj.
/Burimi: Panorama/