Janë thuajse identik në pamje dhe mimikë, madje nëse dikush që nuk i njeh shikon fotot e tyre, do të momente se ka përpara dy vëllezër binjakë.
Kështu është mes aktorit me famë botërore Gerard Butler dhe atij që tashmë do të drejtojë Bashkinë e Prishtinës, arkitektit me famë botërore, Përparim Rama.
Ata të dy edhe pse kanë profesione diametralisht të kundërta, kanë një pamje gati-gati identike dhe kjo do të bëjë që të marrin një famë akoma më të madhe.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat janë mbajtur ditën e djeshme, komuna e Prishtinës tashmë ka në krye, kryetarin e ri, Përparim Ramën. Rama mori 40,659 vota ose 51,07% të totalit të votave, duke mposhtur Arben Vitinë e Vetëvendosjes, dhe duke i shkaktuar Albin Kurtit një disfatë të thellë, pasi humbi kryeqytetin.
Po kush është Përparim Rama, kryetari i ri i Prishtinës?
Përparim Rama ka lindur në Prishtinë më 20 janar 1976. Babai i tij ishte një piktor i njohur shqiptar, i cili ndër vite ka pasur ekspozita të ndryshme nëpër botë dhe është vlerësuar me shumë çmime. Në vitin 1992, kur ishte vetëm 16 vjeç, Përparim Rama u transferua në Britaninë e Madhe . Me përkeqësimin e situatës politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe vendosjen e sanksioneve nga Jugosllavia e atëhershme. Shteti për shqiptarët e Kosovës, të gjithë punonjësit shqiptarë u hoqën nga postet publike.
Prindërit e Ramës, duke qenë të dy mësues, mbetën pa punë. Në atë kohë, të rinjtë po rekrutoheshin nga ushtria jugosllave për t’u dërguar në vijën e parë të luftës kundër kroatëve apo boshnjakëve. Në Britaninë e Madhe Rama kërkoi azil, i cili iu dha për shkak të situatës së rënduar politike në vendlindje
Përparim Rama është me profesion arkitekt, degë të cilën e studioi në Britani. Rama është themelues i “4M Group” me seli në Londër, përgjegjës për menaxhimin e projekteve dhe për planifikim të zhvillimit. Projektet e tij përfshijnë rezidenca luksoze deri tek ato komerciale, nga hotelet luksoze, deri tek planifikim urban. Mediat si London Building Design Magazine, BBC, RAI, gazeta “The Time”, i kanë kushtuar artikuj punës arkitekurore të Ramës.
“Emri im është Përparim Rama dhe unë kërkova azil në Britaninë e Madhe në vitin 1992. Jeta në Kosovë nuk ishte aspak e lehtë. Të gjithë të rinjtë e asaj kohe merreshin me dhunë nga forcat policore dhe ushtarake serbe për t’u dërguar në luftën me kroatët apo boshnjakët, ndaj e pashë të udhës që për mua ishte më e lehtë të vija në Britani e të kërkoja azil, sesa të përballesha me situatën e atjeshme”,- ka treguar ai për CNN.
Ai është vlerësuar me disa çmime, ndërsa puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit përfshirë “London Building Design Magazine”. Në vitin 2012, Rama ka marrë pjesë si këshilltar i veçantë në Lojërat Olimpike, po ashtu është përzgjedhur dhe si kurator për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venezia të Italisë.
Rama ka përvojë si mësues në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin Nottingham dhe bashkë-mbikëqyr Doktoraturat në Arkitekturën Gjeneruese dhe modelimin e ndërtesës “SMART” në programin MA dhe PHD në institutin “SmartLab Media”. Ai prezantoi në fjalimet e “TEDx” në Prishtinë, Kosovë dhe Tiranë, Shqipëri mbi ndikimin e mjedisit të ndërtuar në sjelljen njerëzore.
Rama është i martuar me Kristale Ramën dhe së bashku kanë tre fëmijë.
/Priza.al/