Rreth 100 qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej pasdites së djeshme në aeroportin e Veronës teksa presin për të ardhur në atdhe. Dhjetëra familje me fëmijë të vegjël presin në korridoret e aeroportit për t’u kthyer.
“Jemi një grup prej 100 shqiptarësh të bllokuar në aeroportin e Veronës që dje prej orës 18:30 të mbrëmjes. Nuk na jep askush informacion se kur niset avioni.
Jemi të dëshpëruar, kjo është situata në të cilën ndodhemi. Biletën e kemi prerë me Air Albania, por kemi mbetur të bllokuar në aeroport dhe nuk dimë se çfarë do bëhet me ne”, shprehen qytetarët.
Ata shprehen më tej se rreth orës 9:00 i kanë ndarë në grupe dhe një pjesë do të shkojë në aeroportin e Malpensas dhe një pjesë tjetër do vijojë të presë në aeroportin e Veronës.
/Priza.al/