FOTO/Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i japin fund lidhjes

Pas shumë e shumë aludimeve për tradhëti e ndarje, duket se gjërat nuk janë aspak mirë për Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez.

Disa burime kanë konfirmuar për “E!News” se çifti i famshëm i Hollywood-it i kanë dhënë fund marrëdhënies, gati 2 vite pas propozimit magjik të Alex për martesë. Ky vendim ka ardhur i papritur për fansat, pasi të dy e shfaqin shpesh dashurinë për njëri-tjetrin me anë të postimeve të shumta.

Më herët është përfolur se Alex kishte tradhëtuar Jennifer me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show.

Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë, se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit, dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *