FOTO/ Jennifer Lopez merr vëmendje në American Music Awards, performon me fustan nusërie

Jennifer Lopez bëri një paraqitje të guximshme dhe vodhi të gjithë vëmendjen e të pranishmëve dhe teleshikuesve në American Music Awards 2021  në Los Angeles të dielën mbrëma. Ajo filloi performancën me një fustan elegant teksa po këndonte këngën e saj të re ‘On My Way’, nga komedia e saj e ardhshme romantike ‘Marry Me’, ku gjithashtu luan edhe Owen Wilson.

Papritur, 52-vjeçarja bëri një truk shumë mbresëlënës të ndryshimit të shpejtë të kostumit teksa mbante veshur një fustan nusërie.

Megjithatë, në këtë paraqitje madhështore të saj i dashuri i këngëtares, Ben Affleck, nuk u duk askund dhe nuk ishte i pranishëm në asnjë moment gjatë ndarjes së çmimeve. Duke dhënë maksimumin në performanocën e saj me temën e dasmës, ajo përfundoi duke hedhur mbulesën e vendosur në kokë te publiku si një buqetë me lule.

Performanca me fustan të nusërisë vjen vetëm pak ditë pasi J-Lo tha në emisionin Today se ajo ende beson në martesë.

‘Nuk e di, po, mendoj që unë ende besoj në lumturinë e përjetshme, me siguri, 100 për qind’, është shprehur artistja.

Jen u rilidh me ish të fejuarin e saj Ben Affleck në fillim të këtij viti pasi anuloi fejesën e saj me Alex Rodriguez, më parë ata ishin në lidhje mes viteve 2002 dhe 2004

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *