Shqipëria është një vend i bukur jo vetëm në bregdet apo në alpe, por edhe midis zonave të ndryshme rurale, ku vitet e fundit janë krijuar shumë atraksione turistike.
Veç turizmit bregdetar dhe atij malor, që do të jenë pjesa e turizmit elitar në Shqipëri, shumë njerëz po reklamojnë edhe turizmin rural, me zona të veçanta dhe bukuri të fshehura.
Këto foto të siguruara nga lexuesit tanë, që “Priza.al” po i publikon sot, tregojnë për disa bukuri natyrore dhe jo vetëm, në disa zona “sekrete” në fshatrat e Vlorës, por jo në zonën bregdetare.
Aty ka shumë zona me livadhe, lumenj, liqene, ura të vjetra dhe rrugë spektakolare, që janë një perlë e natyrës dhe për më tepër ende të paeksploruara nga vizitorët.
Shikoni këto foto për të njohur disa pjesë të pa para deri tani nga syri i shumëkujt, që ende nuk e ka shëtitur si duhet Shqipërinë.
/Priza.al/