Shoferja e kësaj veture që ka mbetur vetëm një grumbull hekurishtesh poshtë një kamioni të stërmadh, mund të konsiderohet vërtet një njeri që ka lindur “me këmishë”.
Gruaja 46-vjeçare ka arritur të dalë nga autovetura e saj, vetëm duke pësuar disa lëndime të vogla, kur një kamion e goditi veturën e saj dhe përfundoi mbi të duke e shtypur në Uashington.
Një zyrtar tha se, gruaja ndodhej brenda veturës së tipit “Nissan Altima”, kur kamioni prapa saj nuk arriti që të ndalej, kur këtë po e bënin automjetet tjera, të martën në mëngjes.
Kamioni u përplas me veturën duke e shtyrë drejt një kamioni tjetër, duke e shtypur dhe duke e futur nën mjetin e rëndë. Vetura ishte pothuajse tërësisht e shtypur, shkruan “Daily Mail”.
“Kur arritën trupat, ende mund të dëgjonim një person brenda veturës. Personi ia doli që të dilte nga vetura dhe të ecte vetë”,- tha zyrtari Rocky Oliphant.
“Është përtej fjalëve të përshkruhet se si dikush mund të ecte nga ajo veturë”,- shtoi ai.
Drejtuesja e veturës raportoi vetëm dhimbje të lehta në brinjë dhe në kokë, tha policia. Ajo u dërgua në një spital për ekzaminime të tjera.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/