FOTO/ Kapet sërish drogë në Greqi, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

Policia greke ka sekuestruar 11 kg e 829 gram marijuanë bë brigjet e Korfuzit.

Droga është gjetur në një zonë me shkurre në Potamo, Korfuz, përballë Kepit të Stillos. Në pranga ka rënë një shtetas shqiptar 35 vjeç.

Shqiptarit, me banim ne Korfuz, i janë gjetur në banesë edhe 50 gram marijuanë.

Sakaq në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij grek, 25 vjeç. Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 15 gram kokainë dhe 45 gram marijuanë.

 

Ky është operacioni i tretë në 24 orët e fundit në Greqi, ku më parë në Kozani u kapën 303 kg marijuanë, ndërsa në Igumenicë 77 kg marijuanë.

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *