Ajo që u duk si një konvoj mjetesh të blinduara dhe kamionësh ushtarakë rusë, në fakt ishte vetëm një kontingjent i motorizuar i NATO-s që vinte prej Hungarisë në Kosovë.
Në kohën kur Serbia po shton arsenalin e saj të armëve me pajisje më të fundit ushtarake ruse, KFOR-it i mbërritën automjete shtesë të “Batalionit Rezervë Operacional” nga Hungaria, por si për hironi që të gjitha mjete dhe pajime të prodhimit rus.
“Gatishmëria e #KFOR-it është rritur edhe më shumë me ardhjen e këtyre mjeteve dhe pajisjeve. Këto njësi do të stacionohen në Kosovë për të mbajtur statusin e lartë të gatishmërisë që e përmbushin”,- thuhet në një postim në Twitter.
Disa ditë më parë, u bë e ditur se automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e blinduar të trupave (BTR – prodhim rus), do të hynin në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë Veriore dhe nga Fushë Kosova gjatë rrugës për në kampin “Novo Selo” nga fundi i dhjetorit.
Dy vjet pasi u paralajmërua se, Serbia do të ndërpresë furnizimin me armë, zyrtarët atje nisën kontraktimin e dërgesave te reja nga Rusia.
Këto marrëveshje vijnë në kohën kur të gjithë sytë janë të drejtuar nga Moska dhe tensionet në kufi me Ukrainën, por edhe pas disa paralajmërimeve të Perëndimit për bashkëpunimin ushtarak të Serbisë me Rusinë.
/Priza.al/