FOTO/ Kim Kardashian ushtrohet në palestër, por askush s’e ka mendjen te stërvitja… Uffff!  

Vera po vjen dhe si zakonisht as Kim Kardashian nuk rri dot rehat pa i shtuar edhe më shumë temperaturat e larta…

Pas divorcit ajo ka nisur t’i kushtojë më tepër vëmendje vetes dhe pa dyshim gjithçka përqendrohet te fiziku, format dhe sharmi i saj.

Kohët e fundit ajo ka postuar disa foto dhe video nga momentet e ushtrimeve për të mbajtur trupin në formë.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, postoi një foto në Instagram, teksa stërvitej me një nga pajisjet e palestrës. Por, ajo që ra në sy ishin rrobat e banjës, që theksonin linjat trupore. Ndërkohë, nuk mungon grimi në fytyrën e saj dhe ndryshimi i radhës i flokëve: bjonde paltin.

Mijëra komente vërshuan në profilin e saj, ndërsa, motra, Khloé Kardashian, e mahnitur nga fotoja, shkruan: “Ok, tani thjesht po luan me ndjenjat e mia“.

Disa ditë më parë, një tjetër foto “e nxehtë” e 40-vjeçares u bë virale, teksa mbante disa fletë në tavolinë, si një studente jo e zakontë, e veshur me bikini.

Në rrjetet sociale ishin pa fund ‘meme’, ku bënin një krahasim, mes studentëve të tjerë, që duken të lodhur dhe jo në formë të mirë kur studiojnë dhe Kim, që “studion me rroba banje dhe është në super formë”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *