Foto/ Kjo është 35-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua me plumb në kokë në Itali

Kjo është 35-vjeçarja, Nevila Pjetri, e cila u vra ditën e djeshme në Itali.

Kanë qenë mediat italiane të cilat kanë publikuar foton e të resë shqiptare, trupi i së cilës u gjet gjysmë i zhveshur në shtratin e lumit Parmignola në Sarzara.

Mësohet se e reja ishte dhunua më parë, ku dhe u u qëllua me një plumb pas koke. Sipas hetimeve paraprake dyshimet e para janë që ngjarja të ketë lidhje me botën e prostitucionit. Pjetri kishte dëmtime në fytyrë, gërvishtje në krahë, ishte gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Por vrasësi ishte siguruar që të mos linte asgjë gjurmë në vendin e krimit. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë që ajo të jetë përpjekur të mbrohej. As rrobat e humbura të saj, çanta e dorës apo dokumentet e viktimës nuk janë gjetur.

Sipas hetimeve, Pjetri ishte martuar me një shqiptar para një viti. Ata nuk kishin fëmijë. Bashkëshorti i saj është kopshtar dhe banonin së bashku në një zonë në Massa. Sipas karabinierëve ai nuk është i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *