Një pronë fantastike në “Dartmoor” që frymëzoi Sir Arthur Conan Doyle për të shkruar librin “The Hound of the Baskervilles” ka dal së fundi në shitje për 4,5 milion paund £, e kompletuar me nëntë dhoma gjumi dhe me mjaftë hektarë tokë dhe pyje mahnitëse.
Prona me një sipërfaqe prej 782 hektarësh e Leighon Estate, në Luginën “Dartmoor”, në Manaton të rajonit Newton Abbot. Ajo vjen e kompletuar me një shtëpi madhështore 5160 metra katrorë, hapësira stafi, magazina të jashtme dhe milje të tëra me pyje.
Ndërkohë Hound Tor, një banesë tjetër graniti, është në skajin perëndimor të pronës, me legjendën që thotë se është vendi ku një “çift zagarësh të mbinatyrshëm u shndërruan në gurë nga mallkimi i një magjistareje”.
Përralla thuhet të ketë qenë frymëzimi për përrallën e famshme të Sherlock Holmes të Conan Doyle, “The Hounds of the Baskervilles”, e cila sheh Detektivin Holmes dhe Dr. Watson të vizitojnë Dartmoor-in për të zgjidhur vrasjen e Sir Baskerville.
Prona është shtëpia e përsosur për tifozët e historisë, si dhe dashamirët e natyrës, sepse arrihet nga një korsi e autostradës dhe ka pamje mahnitëse nëpër toka e lëndina.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/