FOTO/ Kolonë e gjatë trafiku në aksin Morinë-Kukës, rreth 40 mijë pushues nga Kosova hynë në Shqipëri

Mëngjesin e kësaj të diele pika kufitare e Morinit dhe segmenti Morinë-Kukës është “pushtuar” nga një karvan i pafund automjetesh të ardhura nga Kosova.

Që në orët e para të mëngjesit në hyrje për në Shqipëri radha e mjeteve ishte deri në thellësi të territorit të Kosovës, ndërsa policia kufitare e Morinit, për të shmangur radhët e gjata dhe vonesat për shkak të fluksit, punoi me tetë sportele e procedurë të përshpejtuar.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas të dhënave zyrtare, kanë hyrë në territorin shqiptar më shumë se 40 mijë shtetas kosovarë, të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar.

Fundjava mban peshën kryesore të lëvizjeve në këtë pikë kufitare, por pamje të tilla të lëvizjeve tashmë janë thuajse të përditshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *