Banori i Big Brother VIP, Dj PM është një nga personazhet më të komentuar që pas hyrjes së tij në reality show-n më të madh në Shqipëri. Prej fillimit ai shprehu pëlqimin për blogeren Sarah Berisha, megjithëse kjo e fundit shpesh ka hezituar dhe nuk i ka pasur të qarta ndjenjat për të.
Marrëdhënia e tyre është e paqartë akoma dhe herë pas here nuk mungojnë zënkat, por edhe përqafimet. Pajtimi është një djalë simpatik dhe karizmatik, mirëpo për pamjen e tij të sotme është dashur vetëm pak punë! Edhe pse nuk ka ndryshuar shumë, ka bërë një ndërhyrje të vogël për të mbjellë flokët, rezultatin shiheni ju vetë!
/Priza.al/