E ndodhur mes një rajoni i cili po i shton dukshëm dozat e tensionit, por edhe duke pasur në krah një fqinj potencialisht të armatosur si Koreja e Veriut, ajo e Jugut ka bërë hapa para në teknologjinë e lartë ushtarake.
Kështu, Koreja e Jugut ka prezantuar ditët e fundit avionin e saj ushtarak supersonik, të bërë në vend, të premten, duke iu bashkuar kështu klubit ekskluziv të gjigandëve të aviacionit ushtarak, duke i hapur udhën programit 5.2 miliardë dollarësh që shpreson se, do ta bëjë një eksportuese kryesore dhe do të krijojë shumë vende pune.
Pasi të jetë operacional, avioni “KF 21”, pritet të armatoset me raketa ajër-ajër dhe ajër-tokë dhe ndoshta edhe me raketa “Kruiz”, që mund të lëshohen nga ajri.
Avionët ushtarakë me dy motorë, do të jenë me një vend për pilotin ose me dy vende, në varësi të misioneve për të cilët do të ngarkohen.
“Një erë e re e mbrojtjes së pavarur ka nisur dhe është një rekord historik, ky në zhvillimin e industrisë së aviacionit koreano-jugor”,- tha presidenti Moon Jae-in në prezantimin e “KF-21”, ose siç njihet ndryshe, “Boramae” (skifteri i ri) i trajnuar për të gjuajtur…
Moon tha se, pas testimeve do të nisë prodhimi masiv me qëllim që 40 avionë të tillë të dislokohen deri në 2028-ën dhe 120 deri në 2032-shin.
/Priza.al/