Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit me emra për zgjedhjet e 25 prillit. Në fletën e votimit, partitë do të jenë me logo dhe kandidatët me emra.
Pra qytetarët do kenë mundësi të zgjedhin emrin e kandidatit të preferuar.
Ka qenë Ilirjan Celibashi, i cili propozoi që fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit të jetë me emra dhe jo me numra.