Kryeministri, Edi Rama fundjavën që lamë pas është fotografuar teksa shoqëron djalin e tij Zaho, në TEG.
Të shumtë kanë qenë ata qytetarë të cilët kanë kërkuar foto por edhe janë befasuar kur e kanë parë kryeministrin të ulur vetëm në kafe.
Fotot e Ramës me të birin Zaho janë fotografuar nga vizitore të rastit, teksa shihen duke u zbavitur në këndin e lojërave.