FOTO/Kuqezinjve të EURO 2016 u hiqet pasaporta diplomatike, Andi Lila zbulon prapaskenat

Qeveria shqiptare ka vendosur t’u heq pasaportën diplomatike të gjithë lojtarëve, që dërguan Kombëtaren në EURO 2016. Në atë kohë, futbollistët e Kombëtares u pajisën me pasaporta diplomatike pas eksperiencës në EURO 2016 që u zhvillua në Francë, ku kuqezinjtë pavarësisht se nuk arritën të kalonin grupin, ia dolën të bënin paraqitje dinjitoze me kundërshtarë si Franca, Zvicrën dhe Rumaninë.

Mjaft entuziastë për këtë ‘trofe’, ata u cilësuan si horonj dhe ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Por situata ka ndryshuar, pasi heronjtë e atëhershëm që luftuan për flamurin në Beograd janë fshirë nga sistemi si “ambasadorë të mirë”.

Në lidhje me këtë çështje ka ardhur një reagim nga Andi Lila, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare Andi Lila, i cili është koordinator i PD-së për sportin. Ai shprehet me anë të një statusi në rrjetet sociale se është njoftuar për të dorëzuar pasaportat diplomatike.

Lila sqaron se të gjithë duhet të dorëzojnë pasaportat diplomatike që u skadojnë në qershor 2026, pasi vlefshmëria e tyre është shkurtuar deri në 30 qershor 2021. Ai jep një premtim se këto pasaporta do t’ju rikthehen menjëherë në shtator 2021, si një nga vendimet e para që do të marrë qeveria e kryeministrit Basha.

Statusi

Të nderuar miq.

Ky është njoftimi që më ka ardhur mua sot, por edhe të gjithë lojtarëve të kombëtares Shqiptare që dërguan Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”.

Sipas këtij njoftimi, të gjithë ne duhet të dorëzojmë pasaportat diplomatike që na skadojnë në Qershor 2026 pasi vlefshmëria e tyre është shkurtuar deri në 30 qershor 2021.

Këtë shqetësim po e ndaj me ju, jo vetëm për faktin se futbollistëve po ju hiqet pasaporta diplomatike, por për të treguar mënyrën e sjelljes, trajtimit dhe vlerësimit që ka për sportistët elitarë mazhoranca e sotme.

Në 2016 nga Kryeministri u pritëm me ceremoni shtetërore për rezultatin historik sportiv, pasi dërguam Shqipërinë në Europian.

Ndërsa sot, vetëm për faktin se futbollistët e kombëtares i dhurojnë bluzën e kombëtares z.Lulzim Basha, ju kërkohet nga zyrtarët e kësaj mazhorance që të dorëzojnë pasaportat diplomatike.

Kjo sjellje inatçore nuk mund të jetë standarti i sjelljes së një shteti demokratik që aspiron për tu bërë anëtar i BE-së.

Sigurisht që ata që tallen me sportistët, që i duan ata vetëm për ti përdorur sportistët si fasadë për propagandën e tyre të dështuar do të marrin ndëshkimin me votë nga sportistët.

Këto pasaporta, që si një hakmarrje e ulët po ju hiqen sot futbollistëve , do t’ju rikthehen menjëherë në shtator 2021 si një nga vendimet e para që do të marrë qeveria e Kryeministrit Basha.

Sot çdo sportist e ka kuptuar se, edhe në sport ka ardhur koha për ndryshim, ndryshim që do të vijë më datë 25 Prill.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *