Dy viktima janë konfirmuar në Greqi, pas rrëzimit të avionit stërvitor. Një nga viktimat është piloti i avionit Dimitris Vassiliou si dhe pasagjeri Costas Kalogerogiannis.
Piloti i avionit, gjithashtu ishte një mësues në Amaliada. Ai ishte i martuar dhe me dy fëmijë. Ndërsa pasagjeri i cili humbi jetën ishte 58-vjeç. Ai ishte një banor i qytetit të Messolonghi dhe kishte një dashuri të madhe për aeroplanët dhe madje kishte ndërmend të blinte një avion të tijin.