FOTO/ Ky është 31-vjeçari që vetëvra në Komisariatin e Kavajës, reagon policia

Një i burgosur i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e së mërkurës brenda qelive të Komisariatit të Kavajës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm 6 orë pasi 31-vjeçari Ilvi Meta është shoqëruar në Komisariat, pasi akuzohej për disa vjedhje në qytetin e Kavajës.

Mësohet e 31-vjeçare ka mbytur veten me lidhëset e këpucëve.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç, i cili është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *