FOTO/ Ky është çifti dhe vajza 3-muajshe që u përplasën nga “G-Class” në Tiranë

Një aksident i rëndë tronditi një ditë më parë kryeqytetin, ku një mjet top “Benz G-Class” i drejtuar nga Ajas Sulejmani, përplasi çifitin Arjan dhe Vilma Konomi dhe vajzën e tyre 3-muajshme pasi ishin duke kaluar vijat e bardha në rrugën e “Kavajës”.

Ka qenë kushëriri i Arjanit ai i cili ka postuar foton e tyre duke shëtitur në rrugët e Tiranës si një familje e lumtur.

“Një familje si duhet të jenë gjithë familjet shqiptare në punë të vetë dhe me gëzimin e jetës së tyre vajzën vetëm 3 muajshe, Arjani kushëriri im që pësoi një aksident të tmerrshëm. Lutemi për të dhe Vilmën të rikuperohen shpejt. Duhet të ndërgjegjësohemi, një ditë do na vijë radha”, shkruan ai në Instagram.

Kujtojmë që vajza është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që bashkëshortët ndodhen ende në spital nën trajtimin e mjekëve, për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë si pasojë e përplasjes nga makina “G-Class”. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *