Personi në foto është Erion Çela i cili mbeti i vrarë pasditen e 4 janarit 2022 në atentatin në një lokal në rrugën “Don Bosko” të Tiranës.
Erioni 35 vjeç ishte ulur në tavolinë me 4 persona të tjerë, mes tyre dajën, të vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.
Erion Çela ishte pronari i një tabakinoje që ndodhej afër lokalit ku ndodhi vrasja dhe që shpesh e frekuentonte.
Dyshohet për dy autorë dhe flitet se janë derdhur mbi 20 plumba kallashnikovi drejt lokalit. Makina e autorëve më pas ka marrë kthesën dhe janë larguar në drejtim të spitalit ushtarak për të dalë jashtë Tiranës.
Autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e dajës dhe kanë pritur rastin që ta gjejnë së bashku me dy nipërit për të kryer sulmin. Crroj rezulton me precedent të theksuar kriminal jashtë vendit, ku është akuzuar në Itali për trafik droge, i cili mbeti i plagosur në bark dhe këmbë. Po ashtu i plagosur mbeti edhe Blerim Çela, ku plumbat e kanë prekur në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, ndërsa humbi jetën vëllai i tij Erion Çela.
/Priza.al/