Ky është 21 -vjeçari Kristjan Medolli, nga fshati Qatrom i cili u arratis sot nga ambientet e Gjykatës së Korçës pasi kjo e fundit i caktoi masën e sigurisë arrest në burg.
Ai u paraqit në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë e cila i ishte vendosur “arrest me burg”.
Me pranga në duar i riu është arratisur nga garazhi i Gjykatës pas mbarimit të seancës ku ju njoftua masa e sigurisë.