Foto/ Ky është Ludian Zaimi, efektivi që qëlloi për vdekje kolegun brenda Komisariatit

Personi që shihni në foto është Ludian Zaimi, polici i cili me 6 plumba vrau kolegun e tij Çaush Saliasi, në Komisariatin nr.3 në Tiranë.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti banal gjatë mbledhjes së ndërrimit të turneve, ku Zaimi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar të paktën 6 herë kolegun e tij.

Ndonëse  Saliasi u dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Në lidhje me ngjarjen autori 25-vjeçar është shprehur se kolegu e tallte prej kohësh dhe se kjo e kishte çuar ta vriste. Viktima, Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite që punonte si efektiv në Polici, ndërsa Zaimi i ishte bashkuar uniformave blu rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *