Sulmuesi Givanildo Vieira de Souza i njohur si Hulk ka njoftuar se mbesa e ish-gruas dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij është shtatzënë me fëmijën e tij të katërt.
‘Sot me një zemër plot mirënjohje ndaj Zotit, vij të ndaj me ju se për herë të katërt jam duke u bekuar me një fëmijë tjetër. Zemra ime ka kaq shumë lumturi dhe mund të them vetëm faleminderit Zot. Ne mezi presim të presim dhe të duam pa kushte’, ka shkruar Hulk krahas postimit të tij në “Instagram” ku shfaqet së bashku me partneren e tij teksa në duar mbajnë ekon, por pa dhënë detaje në lidhje me gjininë e fëmijës.
Ai po ashtu ka dy djem dhe një vajzë nga martesa e mëparshme, Ian, Thiago and Alice. Hulk në moshën 35-vjeçare është në përmbyllje të karrierës së tij teksa pas aventurave në Japoni, Portugali, Rusi apo Kinë vendosi këtë vit të rikthehet përfundimisht në Brazil te Atletico Mineiro.
/Priza.al/