Foto-Lajm/ Bora dhe Donaldi nisin pushimet bashkë, ja dyshimet që ka ngritur dyshja në rrjet

Ndërkohë që të gjithë e presin rikthimin e tyre, një tjetër detaj është vënë re që lidhet me dyshen më të komentuar të momentit Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Fansat kanë vënë re disa fotografi që mesa duket se janë shkrepur nga i njëjti vend në Vlorë.

Vetëm disa ditë më parë se të merrte pjesë në sfilatën e Valdrin Sahitit, Donaldi tregoi përmes disa postimeve se ndodhej në qytetin bregdetar.

Megjithëse, nuk tregoi se me kë shoqërohej në bregdet, ajo që u vu re ishte se vëllai i tij binjak, Romeo, nuk ishte me të. Sakaq, Bora ka ndarë disa fotografi nga deti. Kjo ka shtuar dyshimet se fotot mund të jenë shkrepur para disa ditësh kur ishte dhe Donaldi.

Këtë gjë ia kanë vënë në pah fansat teksa shkruajnë se presin foto dhe nga aktori i humorit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *