Foto-lajm/ Fëmijëria është hedhur në Lanë

Fëmijëria në vend është kthyer në sfidë si për prindërit por edhe për vetë kohën ku po jetojmë. Vështirësi jo vetëm në edukimin në shkolla por edhe mungesa të theksuara në argëtimin e tyre. Duke i kthyer në një brez që çdo herë e më shumë po varen nga kushtet e sociale dhe ekonomike. Edukimi në  formën e duhur është tashmë një mision gati i pamundur.

Gazetari i Priza.al në një vëzhgim të kryer në terren ka evidentuar një situatë ku disa  fëmijë ishin duke luajtur pranë lumit të “Lanës”.  Në erën e fëlliqur të saj poshtë një ure ata kishin zgjedhur të argëtoheshin.

Nëse sot ne e lejojmë të ardhmen kanaleve, mos të presim që e nesërmja e kombit tonë të jetë lëndinë përrallore./Priza.al Përgatiti Eldo Nexha

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *