Foto-lajm/ Flamuri serb griset dhe hidhet në tokë, mesazhi i shqiptarëve për ‘Open Balkan’

Ditën e sotme rrugët e Tiranës janë mbushur me flamuj serbë e maqedonas në nder të ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në kuadër të takimit të radhës për nismën ‘Ballkani i Hapur’.

Siç duket nga fotot e siguruara nga Priza.al, shihet qartë se si flamuri serb është hequr dhe është lënë në tokë, në shenjë pakënaqësie nga qytetarët e Tiranës në lidhje me nismën ‘Open Balkan’ dhe këtë takim që do të nisë në orën 18:30 në Elbasan.

Kujtojmë se kundër kësaj nisme në Titanë sot po zhvillohet edhe një protestë, e organizuar nga ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, por nuk dihet nëse me këtë veprim kanë lidhje protestuesit e sotëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *