Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar këtë të enjte me kreun e SPAK, Arben Krajën.
Mësohet se takimi është mbajtur në orën 12:00, pas përfundimit të afatit të kandidaturave për drejtuesin e Prokurorisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan “Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush – pavarësisht gradës apo pasurisë së tij – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”.