Nuk është lajm i ri që Lulzim Basha të vonohet në takime në mbledhje apo daljet e tija për media. Ditën e sotme ish- kreu i selisë blu ka mbërritur me mbi 2 orë në ambientet e Kuvendit. Për media ai foli për zhvillimet e brendshme si dhe lëvizjet e Sali Berishës
Siç shihet dhe nga pamjet, Basha është ulur pranë Gazment Bardhit, i cili është një prej deputetëve besnikë të tij, të paktën deri në momentet që flasim, ndërkohë që i ka zgjatur dorën dhe Dash Sulës.
Ajo që bie në sy është fakti se Basha mbërriti në Kuvend fill pas largimit të Berishës, duke shmangur një përballje mes tyre.
Frika për një konfrontim të mundshëm, e detyroi Bashën që të mos ishte i pranishëm as në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ku Berisha mori pjesë, edhe pse i paftuar nga Enkelejd Alibeaj./Priza.al