Foto-Lajm/ Xhama të thyer dhe shkallë të mbuluara me ngjyrë, çfarë la pas protesta e djeshme në Shkup

Xhama të thyer, shkallë të mbushura me ngjyrë të kuqe dhe fasadë e dëmtuar janë ajo çka shihet pas protestës së dhunshme para Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë dhe Kuvendit në Shkup.

Protesta ka qenë disi e ‘dhunshme’ pasi protestuesit arritën pranë Kuvendit, ku mbetën të lënduar 47 policë, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Qytetarët kanë dalë në protestë kundër propozimit francez, ku i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit që “ta mësoj historinë”.

Protestuesit kërkojnë që qeveria maqedonase të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sipas tyre, propozimi francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën dhe as historinë maqedonase.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *