Nuk do të mjaftohej vetëm me një “Lambo” me 4 rrota, sepse boksieri i famshëm dhe “tekanjoz” duket se e do tashmë që edhe të lundrojë…
Conor McGregor ka njoftuar se ka përfunduar puna për jahtin e tij “Lamborghini”, teksa mjeti 22 metra i gjatë dhe tepër luksoz është lëshuar në ujë.
Kit-boksieri 33-vjeçar i kategorisë UFC të arteve të përziera, shpërndau fotot e mjetit të tij në rrjetet sociale, teksa jahti “Lamborghini Tecnomar 63” u transportua nga impianti i ndërtimit në Itali, drejt zonave të testimit. Sipas revistës “Forbes”, pasuria e McGregor në vitin 2020 ka qenë 48 milionë USD.
Conor ka depozituar pagesën e majme të jahtit të tij “Lamborghini” që në tetor, duke thënë se, ishte krenar për barkën e tij të re. Mjeti dukej gjigand, teksa manovrohej nga punonjësit që po e zbrisnin nga kamioni.
“Tecnomar 63” është dizenjuar dhe stiluar nga grupi italian “Sea Group e Tecnomar”, për llogari të “Lamborghini”, ndërkohë Conor e ka blerë jahtin e tillë të 12-të, nga vetëm 63 jahte që do të ndërtohen.
Jahti është frymëzuar nga “Lamborghini Miura” dhe “Countach” në vitet 1960 e 1970, (1974 Lamborghini Countach në foto majtas, dhe nga viti 1968, Lamborghini Miura P400 djathtas).
Mjeti 24 tonësh mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 69 milje në orë, me motorin e dyfishtë 4000 kuaj fuqi. Veshja e brendshme e jahtit është e frymëzuar gjithashtu nga “Lamborghini Miura e Countach”.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/