Pasi nuk mori votat e pritura nga qytetarët e Elbasanit me siglen e Nismës Thurje, Rudina po kërkon diçka që të mbushë jetën e saj…
Për këtë ajo duket se ka zgjedhur që të bëhet sërish protagoniste për shqiptarët, por jo më nga foltorja e kuvendit ku mezi i shkoqiste fjalët, por nga rrjetet sociale me foto-mesazhe…
Rudina ka marrë pjesë së fundmi në drekën e organizuar nga Delegacioni i Kongresit Amerikan në Vjenë të Austrisë, takim ky në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Në këtë event, Hajdari ka pasur dhe fatin që të takojë aktorin e njohur austro-amerikan.
Pasi ankesat e saj për bandat e Shqipërisë ranë në vesh të shurdhër, Rudina mesa duket po kërkon ndihmën e ‘të fortëve’ të botës.
“Nuk ka nevojë për prezantim”, shkruan Rudina në fotot e publikuara me Schwarzenegger në profilin e saj në Instagram.