Sezoni i ri i spektaklit të humorit ‘Portokalli’, nis këtë të dielë. Ky spektakël vjen me risi, me një moderatore të re e po kështu edhe aktorë të rinj e pa ekperiencë.
Bukuroshja e ekranit, Lei Kraja, është konfirmuar si aktore në ‘Portokalli’. Pasi ka bërë një audicion, Lei është konfirmuar si aktorja më e re e kastit të programit të njohur në ‘Top Channel’.
View this post on Instagram
Burime për ‘bordo.al’ bëjnë me dije se moderatorja sportive do të ketë rolin e një vajze të ardhur nga jashtë, që kërkon të gjejë dashurinë në një prej emisioneve të stisura në ‘Portokalli’.
View this post on Instagram
Në fakt, Lein e kemi parë në studion e një programi sportiv, apo në fushën e futbollit teksa raporton ‘live’ derbit e ndryshëm. Ajo tashmë ka hedhur një hap më tej në karrierën e saj, atë në fushën e aktrimit.
View this post on Instagram