Disa përdorues të rrjeteve sociale e kanë kritikuar se po tregohet hipokrit, pasi ka udhëtuar me një jaht luksoz që ndot mjedisin, ndërsa ai është një ndër zërat kundër ndotjes së mjedisit.
Aktori është ambasadori i OKB-së, i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin se si ndryshimet klimatike dhe neglizhenca e mjedisit ndikojnë te njerëzimi. Ai e ka quajtur ndryshimin e klimës si kërcënimin më të madh për njerëzimin.
Ai u ka bërë thirrje fansave që t’i kushtojnë vëmendje këtij problemi, ndërsa me rolin e tij në hitin e Netflix, “Don’t Look Up”, arriti ta motivojë publikun që të marrë masa që mbrojnë planetin tonë.
DiCaprio ka lundruar në Karaibe me të dashurën Camila dhe miqtë e tij që prej 1 janarit, me një jaht të mbushur me qindra mijëra litra karburant, i cili prodhon sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit.