Përveç drogës i është gjetur dhe një sasi prej 4 mijë panudësh, si dhe një thikë brenda një çante.
Artenis Tershalla pretendoi se makinën e kishte marrë përkohësisht, ndërsa tregoi se kishte tre identitete, një italian, një bullgar e një shqiptar.
Ai kishte qenë në Britani për dy vjet dhe krijoi një llogari bankare duke përdorur identitetin italian për të marrë rreth 12 mijë paund brenda vitit. Sipas mediave të huaja, Tershalla nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të kërkuar azil në Britani, që prej vitit 2019, vit në të cilin ai u fut në Britaninë e Madhe.
27-vjeçari shqiptar ka pranuar krimin e bërë dhe nuk ka bërë rezistencë ndaj policëve. Artenis Tershalla është burgosur me 16 muaj burg. Gjyqtari i çështjes, ka deklaruar se ka gjasa të mëdha që Tershalla të jetë i përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës.