FOTO/ Lufta heroike për të mbrojtur kështjellën e Brestit nga nazistët dhe masakra që pasoi  

Në agimin e 22 qershorit 1941 forca speciale naziste të reparteve “SS” në mënyrë të kamufluar dhe të pabesë, pa shpallje lufte, sulmuan në befasi Bashkimin Sovjetik. Veprimet e para luftarake nisën nga sulmi mbi Kështjellën e Brestit.

Kazermat dhe shtëpitë e banimit të komandës ishin të parat që provuan zjarrin e fuqishëm të artilerisë dhe goditjet e aviacionit të kundërshtarit.

No photo description available.

 

Detyra ishte likuidimi i komandës drejtuese në kështjellë, duke demoralizuar kështu efektivin ushtarak. Megjithëse praktikisht të gjithë oficerët u vranë, ushtarët e mbetur gjallë mundën të orientohen shpejt dhe të organizojnë një mbrojtje të fortë.

Kështjellën e Brestit e sulmoi divizioni i 45-të i këmbësorisë gjermane, plotësisht i kompletuar (afro 17 mijë ushtarë dhe oficerë).

May be an image of outdoors

Luftimet në kështjellë morën karakter të ashpër dhe të zgjatur, çka armiku kurrsesi nuk priste (sipas planit, sulmi duhej të përfundonte në mesditën e datës 22 qershor).

Trupat elitë gjermane ndeshën në një rezistencë këmbëngulëse nga ana e ushtarëve sovjetikë, në çdo fortifikatë të kështjellës.

Visibly battle-tested German soldiers peer around the corner of a battered  building in Stalingrad, USSR (c. 1942) [962 x 1321] : wwiipics

Si vijoi historia

Ai që duhet të ishte një operacion i rrufeshëm i forcave elitë të “SS”, për sulmin në befasi të një objektivi armik, në kuadër të blitzkrieg-ut “Barbarosa”, doli një “kockë e fortë” për një divizion të tërë.

Deri në mesin e korrikut në kështjellën e Brestit vazhdonte luftimi mes trupave naziste dhe një grupi të vogël ushtarësh.

Brest Fortress - Wikipedia

Komandantët gjerman nuk mund të mos vërenin qëndrueshmërinë dhe heroizmin e mbrojtësve të kështjellës. Kështu, në korrik 1941 komandanti i divizionit të 45-të gjerman të këmbësorisë gjenerali F. Shliper në “Raportin mbi marrjen e Brest-Litovskit” do të raportonte: “Rusët në Brest-Litovsk luftuan me guxim të jashtëzakonshëm. Ata treguan përgatitje të shkëlqyer dhe vullnet të mrekullueshëm për të rezistuar”.

12 Brest Fortress ideas | brest, fortress, belarus

Asnjë flamur njësie luftarake, që luftuan në kështjellë, nuk ra në dorë të armikut.

Mbrojtja heroike e kështjellës së Brestit vazhdoi më shumë se një muaj dhe ishte një shembull i parë, se si do t’u vijonte më tej nazistëve fushata në Rusi.

Pin on WW1 1914-1918 & WW2 1939-1945

German troops of the 6th Army move into the suburbs of Stalingrad, late  September 1942 : wwiipics

Hobby

Renault FT-17 tank in the Polish service

May be an image of castle, outdoors and monument

/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *