FOTO/ Lufta për radarët. Kur helikopterët amerikanë rrëzonin aeroplanët e vjetër sovietik që i përdorte edhe Shqipëria

Lufta e Vietnamit mes SHBA-ve dhe Vietnamit të Veriut e nisur në fillim të viteve 1960-1975, ishte një konflikt i dhunshëm dhe tepër i gjatë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbatuan taktika dhe metoda nga më të ndryshmet në këtë luftë, por po të tilla ishin edhe ato të ndjekura nga komunistët e Vietnamit të Veriut, të mbështetur nga Kina dhe Rusia.

Më 12 janar 1968, lufta ajrore “e çuditshme” midis një helikopteri “Air America Bell UH 1D Huey” dhe dy avionëve me krahë të fiksuar biplan të prodhimit rus “Antonov AN 2 Colt” të forcës ajrore të Vietnamit të Veriut, u zhvillua në qiellin e Vietnamit Jugor.

A Fatal Failing Of Intelligent Leadership in the Vietnam War - The Battle Of Lima Site 85

Rezultati ishte rrëzimi i dy “Koltëve” nga helikopteri amerikan “Huey” i pilotuar nga Kapiteni Ted Moore dhe anëtarit të ekuipazhit, mitraljerit Glenn Woods, të cilët hapën zjarr me një “AK 47”.

“AN 2” ishin pjesë e një formacioni prej katër aeroplanësh me nga 4 persona ekuipazh, të angazhuar në aksione bombardimesh taktike sekrete mbi bazat e radarëve amerikanë “të fshehtë” në malin “Phou Pha Thi” në Laos.

A Fatal Failing Of Intelligent Leadership - The Battle Of Lima Site 85 | Vietnam war, Vietnam, War

Pse ishin instaluar radarët amerikanë

Këta radarë të instaluar aty nga ushtria amerikane, kishin si qëllim drejtimin e avionëve bombardues amerikanë, që bombarduan Vietnamin e Veriut dhe gjithashtu shërbyen si një bazë mbështetëse për milicinë “Hmong” dhe për operacionet e forcave speciale amerikane, të njohur si “Lima Site 85”, që ndodheshin 280 km larg nga Hanoi (kryeqyteti i Vietnamit të Veriut).

The Fall of Lima Site 85

Stacioni i radarëve ishte instaluar në një lartësi prej 1760 m mbi mal, dhe ishte menaxhuar fillimisht nga teknikë civilë nga kompania “Lockheed”, por ma pas aty ishin instaluar teknik të vërtetë të ushtrisë Amerikane.

Baza e radarëve kishte qenë subjekt i një prej sulmeve shumë të rralla ajër-tokë nga vietnamezët e Veriut, të cilët përdorën një formacion fillestar të katër biplanëve nga të cilët, dy u ndanë për të krijuar një shpërqendrim të radarëve.

Revolutionary monument to CIA's fall in Laos - Asia Times

Nga bilanci i mbetur i “Colt-ëve” dy prej tyre vazhduan operacionin e bombardimit të armatosur me plumba topash 120 mm, si dhe me bomba të rënies së lirë të hedhura nga çelësat e lëshimit, si dhe me raketa topash 57 mm të aplikuara nën krahë.

Shpikjet e vietnamezo-veriorëve

Përshtatja e “AN-2 Colt” një modeli të hershëm aeroplani biplan rus transporti, që daton që prej Luftës së Dytë Botërore, si një “bombardues” i pazakontë nga vietnamezo veriorët, duhet të gjendet në aftësinë e këtij aeroplani për të vepruar në situata ekstreme fluturimi.

Karakteristikat e kushteve të vështira të fluturimit e bënin këtë tip aeroplani të veçantë por edhe të fshehtë në atë situatë, në kushtet e xhunglave dhe maleve të Vietnamit.

Tập tin:670.C Antonov An.2 Vietnamese Air Force (7879774914).jpg – Wikipedia tiếng Việt

 

Ndërkohë helikopteri “Huey i Air America”, i një kompani ajrore të administruar pak a shumë fshehtas nga CIA, ishte i angazhuar ndërkohë në një mision shpërndarje municionesh për rebelët kundër vendit që ishte në luftë në atë kohë me SHBA-të.

Ky helikopter kaloi aksidentalisht në atë zonë ku po fluturonin katër “Colt-ët” me mision sekret dhe menjëherë ndërmori një mision ndjekjeje fillimisht dhe më pas sulmi.

28 Long Tieng, Laos ideas | air america, laos, hmong

Amerikanët ‘kaubojsa’ të ajrit

Ekuipazhi i helikopterit amerikan, si për “lojë” vendosi t’i sulmonte bombarduesit e sajuar vietnamezo-veriorë, pasi i kishte ndjekur dhe kjo falë performancës së ngjashme me mjetin që po ndiqte dhe falë aftësive të pilot amerikan.

Ky i fundit me mjeshtëri arriti të pozicionohej mbi avion, duke garantuar një pozicion të mirë zjarri për kolegun e tij Wood, i cili e shfrytëzoi atë me sukses.

air america | Air America - Bell UH-1B | Air america, Vietnam war photos, Vietnam war

Luftimi zgjati pak më shumë se 20 minuta në ajër dhe doli në favor të kaubojsave amerikanë. Më pas një ekip i CIA-s menjëherë shkoi në vend dhe kontrolloi nga afër rrënojat e “Colt-ëve” të Vietnamit të Veriut dhe zbuloi se kishte vrima plumbash në të dy “Colt-ët”.

Për shënim, dy muaj më vonë komandot e Vietnamit të Veriut sulmuan dhe shkatërruan “sitin 85” të radarëve, duke ndikuar më tej në humbjet më të këqia të personelit të “USAF” (aviacionit amerikan) gjatë Luftës së Vietnamit.

XW-PFH / Air America / Bell UH-1D / cn 3210 / Laos ?? / early 1970s / (FB UH -1 Huey Helicopter) / abandoned Saigon 29Apr75 / - a photo on Flickriver

1/144 airbattle: 1/144 Bell Uh-1 Huey

Apocalypse Laos: America Loses the Laotian Civil War to the Communists | Readex

1830 - Air America unmasked, Part 4 -

PC-6 History s/n 668

5.1 Leaving Military Region II and Laos | Unforgettable Laos

When The CIA Shot Down An AN-2 Biplane From A Huey Helicopter

/Përshtati: Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *