FOTO/ Lumi Vjosa përmbyt dhjetëra banesa dhe tokat bujqësore! Si paraqitet situata në Fier dhe Berat

Dhjetra hektarë tokë janë nën ujë për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin. Situata shfaqet më e keqe në Vlorë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Dhjetra banesa janë mbuluar totalisht nga uji.

Raportohet se ka banesa të tjera të përmbytura edhe në Nosovelë.

Gjithashtu janë dëmtuar edhe disa ura, ku dëmin më të madh e ka bërë çarja e digës pranë asaj të Milfoit, duke sjellë edhe izolimin e rreth 300 banorëve. Në Fier, nënstacioni i Poçemit ka ndaluar punimet që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Siç raportohet deri tani, kanë mbetur pa energji elektrike zonat në: Hekal, Fratar, Selite, Kute. Ndërkohë që gjithashtu në fshatin Samaticë te Beratit, Vjosa ka marrë para hektarë të tërë me sera, duke shkatërruar kështu edhe të mbjellat e fermerëve. Nga ana tjetër duket se lumi Shkumbin, është ende nën kontroll por ka rrezik për daljen nga shtrati.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *