FOTO/ Makina më e shtrenjtë në botë porositet nga çifti i famshëm i këngëtarëve. Shuma është e ‘frikshme’…

Kompania britanike e makinave “Rolls Royce”, ka prezantuar një ditë më parë makinën më të shtrenjtë në botë, një model “Boat Tail”.

Makina luksoze dhe unike, ishte një porosi për një çift të famshëm. Menjëherë pas këtij fakti, mediat nisën të aludonin.

Fillimisht ata menduan se porositësi ishte një reper i njohur amerikan, i cili e donte makinën për të shëtitur në rivierën franceze.

foto galeri

Por “The Telegraph” shkon më tej dhe zbulon se me shumë gjasa, makina është blerë nga Jay Z dhe Beyonce. Makina që ka një vlerë 20 milionë paund, është tuhasje sa dyfishi i makinës që mbante fronin e më të shtrenjtës, “Bugatti La VFoiture”.

Jay Z dhe Beyonce pëlqejnë së tepërmi të kalojnë pushimet e tyre në Jug të Francës, në “Coste d’Azur” dhe gjithçka tek ajo makinë lë të kuptohet se, është realizuar për të plotësuar shijet e çiftit milioner.

foto galeri

Pa e zbuluar emrin e pronarit të makinës, Alex Innes, kreu i departamentit të dizajnit te “Rolls Royce”, tha për “The Telegraph”: “I kam shijuar takimet e shumta e pronarin dhe bashkëshorten e tij në shtëpinë e tyre.

Atyre u pëlqen të shërbejnë meze, kështu që punuam që pjesa e pasme e makinës t’i kishte të gjitha në vendin e duhur. I vendosëm pjatat dhe gotat e kristalta dhe e testuam makinën me shpejtësi 250 km/h, për t’u siguruar që asgjë nuk do të thyhej”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

/Burimi: TheTelegraph.uk/Përshtati: Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *