FOTO/ Marina solli në jetë fëmijën e saj të parë, Luana tejet e entuziazmuar: Ndjesia më e bukur në botë

Vajza është këtu! Marina dhe Getoari janë bërë dje prindër për herë të parë. Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme në spitalin Amerikan 3 në kryeqytet. Nuk mund të mungonte një reagim nga tezja e vajzës, moderatorja Luana Vjollca.

‘Ndjesia më e mirë në botë.’

No description available.

Luana me siguri e ka për ardhjen në jetë të mbesës së saj. Në fund të muajit Gusht, moderatorja e njohur Marina Vjollca konfirmoi shatzëninë e saj,

‘Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka’, shkroi Marina përkrah fotove të saj.

Në 17 Nëntor ajo u ka treguar gjithë ndjekësve se është në pritje të një VAJZE, të cilën e quajti me përkëdheli ‘picirukja’.

‘Mezi po te presim picirukja jone’,- shkruan Marina. 

Kujtojmë se Marinën e shohim çdo të shtunë duke moderuar ‘Klanifornian’. Në momentin që u prezantua me publikun ajo u shpreh se pritjes së saj për “Klanifornian-n” i erdhi fundi, por njëkohësisht nuk mund të rrinte pa përmendur dhe pritjen e saj që e quajti ‘pritjen më të ëmbël në botë’.

‘Kështu që këtë sezon nuk ta prezantoj vetëm’, – tha Marina duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë tani me Klanifornian dhe se a do vazhdojë Marina ta moderojë emisionin humoristik.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *