Fustani që këngëtarja Amy Winehouse veshi për performancën e saj të fundit, u shit të dielën për 243,200 dollarë, 16 herë më shumë se vlera fillestare e vlerësuar, si pjesë e një serie artikujsh nga jeta e divës së ndjerë, të nxjerra në ankand në Kaliforni.
Winehouse veshi fustanin ngjyrë bambuje jeshile dhe të zezë në një koncert në Beograd në vitin 2011. Një muaj më vonë, më 23 korrik, ajo ndërroi jetë nga he lm imi akut me alk ool në moshën 27-vjeçare.
Veshja ishte kryesorja e një koleksioni prej 800 artikujsh personale, duke filluar nga intimet dhe DVD-të e deri te librat dhe make-up që u nxorën në shitje nga prindërit e Winehouse, Mitch dhe Janis.
I gjithë koleksioni solli 4 milionë dollarë, dyfishi i parashikimit fillestar, sipas shtëpisë së ankandit Julien’s.
‘Sigurisht, ka fansa, muze dhe koleksionistë në të gjithë botën që do të duan të zotërojnë disa nga këto objekte, të kujdesen për to, t’i shfaqin në muze, të mbajnë gjallë trashëgiminë e saj dhe kujtimin e saj dhe në të njëjtën kohë të mbledhin disa para për fondacioni’, tha drejtuesi i ankandit Martin Nolan.
Shumë nga fustanet e tjera që ajo veshi në shfaqje u shitën nga 12,500 deri në 150,000 dollarë. Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Amy Winehouse, i cili mbështet të rinjtë e pambrojtur që lu fto jnë me varësinë nga droga dhe alooli.
/Priza.al/