“Mbreti i Kafshëve” është tmerruar pas sulmit ngqa tufa e bufalove. Ai ka përfunduar në majë të pemës, për ti shpëtuar që të mos bëhet ‘vakt dreke’ për ata.
Gjjithashtu edhe tre luanë të tjerë të tufës së tij ia mbathën me të katërta pas një tentative të dështuar gjuetie ndaj tufës prej disa qindra buffalo.
Rreth katër luanë po ndiqnin tufën e rreth 400 kafshëve bovine, për të gjetur mundësinë të vrisnin ndonjë nga anëtarët më të dobët të saj.
Por planet e tyre u shkatërruan kur disa bufalo të nevrikosur u lëshuan në sulm drejt tyre, duke bërë që luanët të largoheshin nga sytë këmbët, dhe një prej tyre të ngjitej në një pemë, e të qëndronte aty për gati tre orë, deri në qetësimin e gjakrave.
Teksa ndodhej në mëshirë të fatit, ‘mbreti i xhunglës’ priti që terreni të ishte më i sigurtë, dhe që më pas të largohej.
Rezervati Masai Mara është i famshëm për felinët e tij të mëdhenj si luanë, leopardë e gepardë.
/Marrë nga: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/