Ish-kampioni i botës në UFC, Conor McGregor ka habitur ndjekësit shqiptarë me anë të një postimi në Instagram.
Irlandezi ka postuar një foto me miqtë dhe bodygardët e tij duke ngrënë drekë mirëpë i ka bërë “tag” kreut të shtetit shqiptar, Ilir Meta.
Siç shihet edhe në foto, tag-u është bërë mbi fytyrën e një prej truprojave të Conor McGregor, i cili është duke drekuar me ekipin e tij.
Nuk dihet nëse tag-u është bërë gabimisht, apo mos Conor McGregor dhe presidenti Ilir Meta kanë njohje personale.