Foto me birrë në dorë tradhëton “bossin” e drogës, policia e gjen dhe e arreston menjëherë

Bosi i një perandorie të madhe kokaine është arrestuar pasi ka postuar një fotografi duke pirë pirrë për një plikacion sekret të mesazheve që monitorohej nga policia, sipas raportimeve nga mediat e huaja.
Leon Atkinson drejtoi një bandë të përfshirë në pazare droge me vlerë 9 milionë paund në vetëm 3 muaj, tha policia e Mançesterit.

41-vjeçari u kap kur detektivët arritën të gjurmonin mesazhet në rrjetin EncroChat të përdorur nga “tregtarët.”
Antkinson nga Wigan u burgos për 15 vjet nga Gjykata.
Ai dhe katër të tjerë pranuan një sërë veprash, duke përfshirë furnizimin me kokainë të klasit A dhe pastrim parash.
Komploti u zbulua pasi detektivët depërtuan në sistemin e komunikimit si pjesë e operacionit Venetic.

 

Atkinson u identifikua si kreu i bandës kur i dërgoi fotografinë të realizuar në kopshtin e tij në Angli, një anëtari drejtues të një bande tjetër droge, shkruan BBC.

Mesazhet zbuluan se si banda e Atkinson po organizonte blerjen dhe transportin e sasive të mëdha të kokainës me një tjetër anëtar të bandës Abdul Ghafar, 46 vjeç.

Organet e ligjit pranuan se “Kjo ishte një bandë jashtëzakonisht e sofistikuar droge që shpërndante në mënyrë efektive sasi masive kokaine në të gjithë veriperëndimin.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *